Shërbime: Kontabilitet, Tatime & Konsulencë Financiare
Studio D&D Accounting është themeluar në vitin 2016, pas përvojës së gjatë të Znj. Doriana Deliallisi Biba, e cila punon në kontabilitet dhe legjislacion tatimor që prej 2001.
Znj. Biba është “Kontabiliste e Miratuar”, e licencuar sipas standardeve të Ministrisë së Financave — Nr. License: 159, Prot. Dt. 25.10.2011.
Studio D&D Accounting bashkëpunon me kompani të mëdha (VIP), ndërmarrje të vogla dhe të mesme, si edhe me persona fizikë — me qëllim të ofrojë mbështetje fleksibile dhe profesionale për çdo nevojë.
Qëllimi ynë
- Të ofrojmë suport profesional për çdo çështje apo problem kontabël apo tatimor, duke u mbështetur në përvojë, përkushtim dhe kompetencë.
- Të sigurojmë pajtueshmëri me ligjet dhe legjislacionin tatimor, për të garantuar që aktiviteti i çdo klienti të pasqyrohet drejtë dhe transparent.
- Të identifikojmë me kohë problematikat e mundshme, për të shmangur kosto të panevojshme dhe për të optimizuar performancën e tregtisë apo biznesit tuaj.
Parimet tona
Përse të zgjidhni Studio D&D Accounting?
Falë eksperiencës së gjatë dhe fokusit në cilësi, ne ofrojmë një partneritet të sigurt dhe transparent. Ne besojmë se çdo klient meriton fokus dhe shërbim të personalizuar — qoftë një biznes i madh apo një person fizik. Ne synojmë të jemi mbështetësja juaj për çdo hap të zhvillimit financiar dhe fiskal.
- Integritet
- Përgjegjshmëri
- Dedikim
- Besueshmëri