Në një marrëdhënie biznesi, por jo vetëm, gjykoj se çelësi i suksesit është:
Sinqeriteti, Besimi, Puna sistematike, Konfidenca.
Nëse këta elementë janë në harmoni me njëri-tjetrin, fitohet natyrshëm një bashkëpunim në vazhdimësi, duke krijuar kështu një historik të besueshëm dhe të qëndrueshëm.Sinqerisht
Doriana Deliallisi Biba
Kontabiliste e Miratuar
Mirë se vini te D&D Accounting
Studio D&D Accounting është themeluar në vitin 2016, pas një përvoje shumëvjeçare të Kontabilistes Znj. Doriana Deliallisi Biba, e cila ushtron profesionin në fushën e kontabilitetit dhe legjislacionit tatimor që prej vitit 2001.
Znj. Doriana Deliallisi Biba është “Kontabiliste e Miratuar”, e licencuar nga Ministria e Financave me Nr. License 159, Prot. Dt. 25.10.2011.
Qëllimi ynë:
- Ofrimi i suportit profesional për zgjidhjen me sukses të çdo çështjeje apo problematike të lidhur me kontabilitetin dhe administratën tatimore, bazuar në përvojë, përkushtim dhe kompetencë profesionale.
- Garantimi i përputhshmërisë me Legjislacionin Tatimor dhe Ligjin për Kontabilitetin, për një paraqitje të drejtë dhe transparente të aktivitetit të shoqërisë.
- Identifikimi në kohë reale i problematikave, për të evituar kosto të panevojshme dhe për të përmirësuar performancën e biznesit.
Parimet në Profesion
- INTEGRITET
- DEDIKIM
- PËRGJEGJSHMËRI
- BESUESHMËRI
PSE TE ZGJEDHëSH D&D Accounting
Shërbimet
Gjithçka që ju nevojitet për kontabilitet profesional, shërbime fiskale dhe këshillim financiar për të menaxhuar, optimizuar dhe zhvilluar biznesin tuaj.
Kontabilitet
Shërbimet tona përfshijnë mbajtjen dhe organizimin e kontabilitetit, verifikimin e dokumentacionit, këshillime mbi standardet kontabël, përgatitjen e pasqyrave financiare dhe analizën e kostove.
Fiskalitet
Shërbimet tona fiskale përfshijnë përgatitjen dhe dorëzimin e deklarimeve periodike dhe vjetore në E-TAX, këshillimin për shmangien e taksimit të dyfishtë, trajtimin e apelimeve tatimore, përfaqësimin pranë administratës tatimore dhe konsulencën fiskale të vazhdueshme.
Të tjera
Shërbimet tona të tjera përfshijnë auditim të brendshëm, kontroll procedural dhe financiar, hartim plani biznesi, këshillime mbi standardet kontabël, si dhe kurse praktike në kontabilitet dhe fiskalitet.
Kontaktoni për Asistencë
Jemi këtu për t’ju asistuar në çdo nevojë kontabël ose financiare