Për Përcaktimin E Pagës Minimale Në Shkallë Vendi

Për Përcaktimin E Pagës Minimale Në Shkallë Vendi

VENDIM
Nr. 1025, datë 16.12.2020
PËR PËRCAKTIMIN E PAGËS MINIMALE NË SHKALLË VENDI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 111, të ligjit nr. 7961, datë 12.7.1996,
“Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 4, të ligjit nr. 10405,
datë 24.3.2011, “Për kompetencat në caktimin e pagave dhe shpërblimeve”, me propozimin e
ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:

  1. Paga bazë minimale mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të
    zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 30 000 (tridhjetë mijë) lekë.
  2. Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës
    normale të punës.
  3. Paga bazë minimale orare të jetë 172.4 (njëqind e shtatëdhjetë e dy pikë katër) lekë.
  4. Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë.
  5. Vendimi nr. 809, datë 26.12.2018, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës
    minimale në shkallë vendi”, shfuqizohet.
    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga data 1 janar
    2021.
    ZËVENDËSKRYEMINISTËR
    Erion Braçe
    Botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 223, datë 21.12.2020

Leave a Comment